Manxhuka: Presim që Gjykata ta konfirmoj konstituimin e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje pret që Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj ndaj kërkesës së Listës Serbe, ta konfirmojë konstitutimin e Kuvendit.
Zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka tha për RTV21 se është absurde që Gjykata ta kontestojë zgjedhjen e deputetës Emilja Rexhepi si nënkryetare e Kuvendit zgjedhja e së cilës u bë me votim ndaras nga kandiatët për nnëkrytar nga pakica serbe. Sipas tij, Lista Serbe nuk ka të drejtë vetoje.
“Votimi i znj. Emilja Rexhepi, si nënkryetare e Kuvendit ishte në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Është absurde që Gjykata Kushtetuese ta kontestojë zgjedhjen e zonjës Rexhepi si nënkryetare e Kuvendit. Ne presim që Gjykata ta konfirmoj konstituimin e Kuvendit sepse përveç kryetarit janë zgjedhur 4 nga 5 anëtarët e Kryesisë. Lista serbe nuk ka të drejtë vetoje prandaj edhe është e rëndësishme që sa më parë të vazhdojmë me procedurat për zgjedhjen e Qeverisë”, tha Manxhuka për RTV21
Kuvendi i Kosovës kishte dështuar të zgjidhte një nënkryetar nga pakicat serbe pas ndarjes së votimit të nënkryetarëve nga komunitetet, ku deputetja Emilja Rexhepi ishte zgjedhur në këtë pozitë derisa deputeti i Listës Serbe Sllavko simiq dhe të tjerët nga kjo parti si dhe deputeti serb Nenad Rashiq nuk kishin marrë votat e mjaftueshme./RTV21/21Media