Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident trafiku në Pejë, humb jetën një person

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar në një aksident trafiku në rrugën Pejë-Trestenik, përkatësisht në fshtatin Qungur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ndodhi rreth orës, 14:00.

Gashti tutje tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur mes një veture dhe një katërçiklete (motoçikletë me katër rrotë)./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button