“Më dhemb zemra”, Egli ngushëllon familjen e Gjestit

Këngëtarja Egli Tako ka reaguar për vdekjen e vëllait të Gjestit. Ajo përmes një postimi në rrjete sociale është shprehur e prekur:
“Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errëta. Doja të mos lexoja kurrë një lajm të tillë, e të mos e besoja. Më dhemb zemra”, ka shkruar Egli.
Ajo tutje ka ngushëlluar familjen Kelmendi.
“Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi! Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe”, ka shkruar ajo./21Media