“Liri për Çlirimtarët”, rrugët e Tiranës mbushen me fotot e ish-krerëve të UÇK-së

Në rrugët e Tiranës janë vendosur postera me portretet e komandantëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ish-krerët e UÇK prej disa vitesh po përballen me gjykatën e Hagës, ndërsa mbështetja dhe nderimi për rolin e tyre në luftën për lirinë dhe pavarësi nderohet në Kosovë dhe Shqipëri.
Përndryshe, siç mëson KosovaPress, në Shqipëri gjatë javës së ardhshme pritet të mbahet një protestë në mbështetje të ish- krerëve të UÇK-së./kp