Humb jetën personi që u aksidentua një muaj më parë

Një person ka vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur më 31 gusht në Mitrovicë të Jugut.
Sipas njoftimit, viktima derisa ishte në rrugë është goditur nga një veturë në lëvizje.
Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. I njëjti si pasojë e lëndimeve të marra më 29.09.2025 ka vdekur.
Rasti është në procedurë hetimore.