Mungesa e Alban Hysenit në debat, “Shenjë e dorëzimit” – “Ai nuk di çfarë t’u thotë qytetarëve të Gjilanit”

Mungesa e kryetarit aktual të Gjilanit dhe kandidatit të LVV-së edhe për një mandat Alban Hysenit, në debatin zgjedhor në RTV21 ka nxitur reagime nga kundërkandidatët e tij. Ata e kanë cilësuar këtë veprim si shenjë të papërgjegjshmërisë dhe mungesë guximi për t’u përballur me qytetarët dhe me sfidat e mandatit të kaluar.
Kandidati i PDK-së, Riad Rashiti, deklaroi: “Është dorëzuar para qytetarëve dhe para nesh.”
Ndërsa kandidati i LDK-së, Arbër Ismajli, u shpreh: “Ikja prej debateve të lë me nënkuptu që është i papërgjegjshëm dhe nuk ka çka të prezantojë para qytetarëve.”
Kandidati i AAK-së, Nazmi Gagica, tha: “Një sjellje e papërgjegjshme. Ne jemi këtu për të prezantuar programin tonë para qytetarëve, ai i bart vetë të metat e veta.”
Ndërkaq, kandidati i BPNA-së, Isa Agushi, shtoi: “Mosballafaqimi i Alban Hysenit tregon se ai nuk di çfarë t’u thotë qytetarëve për punët që i ka kryer për katër vite. Është e papranueshme.”./21Media