“Pronat publike nuk janë plaçkë personale” Tërdevci premton zgjidhje për ujë dhe kanalizim në Drenas

Kandidatja për kryetare të Komunës së Drenasit nga Lëvizja Vetëvendosje, Egzona Tërdevci,  në debatin zgjedhor në RTV21 prezantoi programin e saj garues në zgjdhjet e 12 tetorit.

Ajo theksoi se Drenasi është drejtuar për dy dekada nga i njëjti subjekt politik, që sipas saj, e ka trajtuar pronën publike si pronë personale dhe ka dështuar në adresimin e problemeve themelore, si mungesa e ujit të pijshëm dhe kanalizimi në fshatra.

“Drenasi është udhëhequr për 20 vjet nga i njëjti subjekt, i cili ka trajtuar pronën publike si plaçkë personale. Ka pasur keq-qeverisje të vazhdueshme. Mungesa e ujit të pijshëm dhe e kanalizimit është problematikë e madhe për fshatrat. Gjatë mandatit tim katërvjeçar, nuk do të ketë asnjë qytetar që të vuajë nga mungesa e ujit apo e kanalizimit. Unë, si kryetare e ardhshme, nuk do të lë derë pa trokitur për të gjetur zgjidhjen për ujin dhe kanalizimin, sepse mënyra si është planifikuar infrastruktura deri tani ka qenë e gabuar,” tha Tërdevci./21Media

Back to top button