Naim Bazaj largohet nga debati në RTV21: “Bosat” e PDK-së janë mashtrues dhe shantazues

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga “Për Drenas dhe Kosovë”, Naim Bazaj, u largua në shenjë revolte nga debati zgjedhor në RTV21 për shkak të mungesës së dy kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai kritikoi ashpër mungesën e tyre, duke theksuar se pa ta, debati humb kuptimin dhe nuk mund të vazhdojë siç duhet, duke i akuzuar kandidatët e PDK-së për mashtrime dhe përpjekje për përçarjen e Drenasit.
“Dua debat për qytetarët me ata dy që po thirren në emër të Partisë Demokratike. Ata, ‘big bosat’ e Drenasit, mendoj se gabojnë duke marrë mjete e para dhe duke u shfaqur nëpër studio. Pa prezencën e tyre, nuk mund të vazhdoj debatin e as prezantimin e programit. Respekt e nder për RTV21. Ju kërkoj atyre dyve, unë dua debat me ata dy, mashtrues e shantazues që duan të përqa Drenasin,” tha Bazaj.