Pas largimit të Bazajt nga debati, ”PDK është dorëzuar me gjithë kandidatët e saj”

Pas largimit të kandidatit për kryetar të Komunës së Drenasit nga “Për Drenas dhe Kosovë”, Naim Bazaj, nga debati zgjedhor në RTV21, reagimet nuk munguan. Një pjesë e të pranishmëve e panë si një veprim të nxituar, ndërsa të tjerë si dëshmi të krizës politike brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Ndoshta do të kishte qenë më mirë të qëndroje në debat, pikërisht sepse ata mungojnë”, tha Beqir Kiqina nga AAK.

Kurse, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Egzona Tërdevci, deklaroi se largimi i Bazajt vetëm sa përforcon idenë se PDK-ja tashmë është dorëzuar në këtë garë.

“Po shihet edhe me largimin e kandidatit të tretë se PDK-ja, me të gjithë kandidatët e saj, është dorëzuar. Tani është koha t’i bindim qytetarët se ne jemi të duhurit për të udhëhequr. Ne si Lëvizje Vetëvendosje i kemi refuzuar hartat zonale dhe planin zhvillimor të qytetit, sepse për ne ka qenë shqetësuese që ato janë bërë sipas ideve të shokëve të Lladrovcit,” tha Tërdevci.

Back to top button