Erdogan bisedë telefonike me Trump: Turqia mirëpret përpjekjet për të arritur paqen në rajon

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Erdogan i tha Trumpit se Turqia mirëpret përpjekjet për të arritur paqen në rajon, por se Izraeli duhet të ndalojë sulmet e tij që përpjekjet të jenë të suksesshme.

Në një deklaratë, presidenca turke tha se të dy kishin diskutuar lidhjet dypalëshe në telefonatën e kërkuar nga pala amerikane, duke shtuar se Erdogan theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave për të rritur bashkëpunimin e tyre, përkatësisht në industrinë e mbrojtjes.

Erdogani tha gjithashtu se takimi i tyre kishte forcuar lidhjet. Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu situatën në Gaza.

Bëhet e ditur se Erdogan i tha Trump se Turqia po punonte shumë për të arritur paqen rajonale dhe mirëpriti iniciativat që synojnë këtë qëllim.

“Erdogan theksoi se Turqia kishte rritur kontaktet e saj diplomatike për paqen, se do të vazhdonte të mbështeste vizionin e Trumpit për paqen globale dhe se ndalimi i sulmeve të tij nga Izraeli është i rëndësishëm për suksesin e iniciativave që synojnë arritjen e paqes në rajon”, tha presidenca.

Back to top button