Gjendet një mjet i pashpërthyer në Suharekë
Një granatë dore është gjetur dje në fshatin Grejkoc të Suharekës.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, thuhet se njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e pa shpërthyer nga vendi i ngjarjes.
“Fsh. Grejkoc, Suharekë / 05.10.2025 – 12:33. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar ka hasur në një mjet të pashpërthyer (granatë dore). Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, derisa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e pa shpërthyer nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport. /21Media