Nurboja me 35 prioritete për Pejën: I pari, largimi i Muhaxherit nga pushteti


Kandidati i Alternativës për kryetar të Pejës, Reshat Nurboja, në debatin zgjedhor në RTV21 shpalosi programin me të cilin po garon në zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai tha se në program ka vendosur 35 prioritete dhe 103 detyra.
“Prioriteti i parë është largimi i këtij kryetari dhe pushtetit të së keqes dhe mafioz që 12 vjet vepron në komunën e Pejës”, tha ai, duke shtuar se nuk jep premtime mashtruese për qytetarët.
Premtoi reformimin e administratës komunale, uljen e shpenzimeve të komunës për 50% dhe zvogëlimin e numrit të shërbyesve publikë.
“Prioritet kryesor i Alternativës në fushën e zhvillimit ekonomik dhe turizmit është zhvillimi i bjeshkëve përreth qendrës së qytetit, ku planifikojmë ta ndërtojmë kampin ndërkombëtar të të rinjve”, tha ai./21Media