Puna, prioriteti kryesor i Veselajt për Pejën

Kandidati i pavarur për kryetar të Pejës, Gani Veselaj, në debatin zgjedhor në RTV21 shpalosi programin me të cilin po garon në zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai tha se vjen nga fusha e biznesit dhe nuk është marrë më herët me politikë.

“Për program ekonomik, unë t’u e konsideroj vetën profesionist, e kam të vështirë sepse është e gjërë e vështirë… për të shpalosur program ekonomik e kemi të vështirë pas luftës, e këtej sepse industria e rëndë ka rënë në kolaps dhe duhet të shkojmë në industrinë e lehtë… fokusin e posaçëm unë kisha me vënë tek puna, disiplinë, rendi dhe ligji, siguria, ekonomia dhe mirëqenia”, tha ai./21Media

Back to top button