Osmani dhe Kurti pranojnë çmimin “Alumni Nderi” nga UP-ja

Sot është mbajtur ceremonia solemne për ndarjen e çmimeve nga Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina”, për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Të dy pranuan çmimin “Alumni Nderi” (Alumni që frymëzojnë brezat e ardhshëm), i dorëzuar nga rektori i UP-së, Arben Hajrullahu.
Osmani e cilësoi se “ka diçka thellësisht të bukur” kur një studente rikthehet në universitetin e vet.
“Ka diçka thellësisht të bukur në rikthimin e nj ish studenteteje në universitetin e vet. Të rikthehesh këtu në universitetin e Prishtinës, për të pranuar një nder nga ky tempull i dijes është emocion që nuk përshkruhet lehtë”, ka thënë ajo.
Pas pranimit të këtij çmimi, Kurti në fjalën e tij tha se, ai e sheh vetën të afërt dhe të lidhur me të shkuarën dhe të ardhmen e UP-së.
Ai ka thënë edhe se fati i Kosovës është i pandarë nga fati këtij universiteti.