Reagimi i Rita Orës kur në një emision iu lëshua kënga e Dua Lipës

Rita Ora u bë protagoniste e një momenti të veçantë gjatë një emisioni televiziv francez, ku përveç intervistës tradicionale, paneli kishte përgatitur edhe lojëra zbavitëse me qëllim që të identifikoheshin këngë të njohura nga artistët ndërkombëtarë.
Një nga momentet më interesante ishte kur Rita u përball me një këngë të Dua Lipës.
Pa humbur shumë kohë, ajo ishte e para që zbuloi se artistja në fjalë ishte Dua Lipa, vetëm pak sekonda pas nisjes së këngës “Houdini”.
Ky reagim i saj tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe të panelistëve, marrë parasysh raportin që yjet e famshme kanë.
@ritaora.canada stream Rita’s newest song ‘All Natural’ #ritaora #interview #taylorswift #dualipa #fyp ♬ original sound – ritaora.canada