Ra në radar, një person rrah tre policë në Kamenicë

Një person është arrestuar mbrëmë në fshatin Topanicë të Kamenicës, i njëjti dyshohet se ka sulmuar disa zyrtarë policorë.

Përmes një komunikate për media nga Policia e Gjilanit thuhet se i dyshuari është ndaluar nga patrulla policore përshkak se i njëjti në zonën ku është e lejuar lëvizja 80 km/h ka lëvizur me shpejtësi prej 185 km/h.

Ndaj ngasësit janë shqiptuar gjoba konform ligjit, ku pas shqiptimit të tyre i njëjti sipas policisë ka filluar të bëjë vozitje të rrezikshme.

“Ngasësit të këtij automjeti i është shqiptuar gjoba konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe shqiptuar masa mbrojtëse e ndalim të drejtimi të automjeteve në Republikën e Kosovës për gjashtë (6) muaj. I njëjti në atë moment përkundër urdhrave të ligjshëm të zyrtarëve policor ka filluar që të bëjë vozitje të rrezikshme duke u larguar nga vendi ku ishte i ndalur dhe rrezikuar seriozisht pjesëmarrësit e tjerë në trafik”

Tre zyrtarët policor kanë marrë lëndime të lehta si pasojë e këtij rasti, kurse me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, rast i cili është duke u hetuar nga hetues policor të stacionit policor në Kamenicë.

“Patrulla policore gjatë tentativës për ta ndalur në fshatin Hodonoc, i njëjti ka rezistuar duke u shkaktuar lëndime të lehta trupore tre zyrtarëve policor. I dyshimti me këtë rast është arrestuar dhe pas procedurave ligjore ndaj të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, rast i cili po hetohet nga hetues policor të Stacionit Policor Kamenicë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /21Media

Back to top button