​Ertjan Kofsha thyen rekordin evropian në peshëngritje

Peshëngritësi shqiptar Ertjan Kofsha ka thyer rekordin evropian gjatë Kampionatit Botëror të Peshëngritjes në Forde të Norvegjisë.

Ai arriti të ngrejë 161 kilogramë në stilin e shkëputjes, në kategorinë deri në 94 kilogramë, raporton KosovaPress.

“Me një ngritje spektakolare prej 161 kg në shkëputje, sportisti ynë i jashtëzakonshëm Ertjan Kofsha ka thyer rekordin evropian në kategorinë deri në 94 kilogramë, gjatë Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për të rritur që po zhvillohet në Forde, Norvegji”, shkruan Federata Shqiptare e Peshëngritjes në Facebook.

“Ky rezultat historik tregon talentin, punën dhe përkushtimin e një kampioni të ri që po ngjitet fuqishëm në majat e peshëngritjes botërore. Krenari për Shqipërinë dhe për brezin e ri të kampionëve kuqezi!”

Back to top button