Ngjarjet e datës 9 tetor

Oda Ekonomike e Kosovës organizon Forumin Ekonomik “Doing Business with Finland”. Marrin pjesë kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, dhe përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Hotel “Emerald”, salla Strauss 1, ora 09:00)
Al Trade Center vendos gur-themelin e qendrës tregtare më të madhe në Drenas. (Rruga “Jasharajve”, magjistralja Drenas Skenderaj, ora 11:40)
Mbahet seanca gjyqësore për rastin Kobra. (Prokuroria Themelore Prishtinë, ora 13:00)
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të inaugurojnë çerdhes në Koretin të Kamenicës. (Ora 14:30)
Aktivitetet e Kombëtares së Kosovës dhe Sllovenisë:
Ora 16:30 – Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)
Ora 17:00 – Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)
Ora 20:00 – Konferenca për media e Kombëtares së Sllovenisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë tubimin përmbyllës elektoral. Merr pjesë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. (Sheshi “Ali Ajeti” Podujevë, ora 18:00)
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim përmbyllës të fushatës zgjedhore. Merr pjesë nënkryetari i LVV Glauk Konjufca (Salla e Kulturës, Drenas, ora 19:00)
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?