Arrestohet Fatmir Sheholli nën dyshimin për spiunazh

(Lajm i përditësuar)
Përfundon bastisja në vendbanimin e Fatmir Shehollit
Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjen në vendbanimin e Fatmir Shehollit, i arrestuar sot nën dyshimet për spinuazh.
Arrestimi i Shehollit u bë nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë.
Prokuroria tha më herët sot se janë zhvilluar hetime disa mujore, ndërkaq Sheholli është arrestuar sot, më 9 tetor në rajonin e Prishtinës nga hetuesit policorë të Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në Policinë e Kosovës.
Sipas Prokurorisë, ai është ndaluar për 48 orë dhe bastisjet janë kryer me qëllim të sigurimit të provave të tjera materiale.
Për arrestimin e Shehollit shkroi sot ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha ai.
Policia po kryen bastisje në vendbanimin e Shehollit
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në vendbanimin e Fatmir Shehollit, i cili u arrestua sot nën dyshimin për përfshirje në spiunazh.
Përmes një njoftimi për media, Prokuroria tha se janë zhvilluar hetime disa mujore, ndërkaq Sheholli është arrestuar sot, më 9 tetor në rajonin e Prishtinës nga hetuesit policorë të Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në Policinë e Kosovës.
Sipas Prokurorisë, ai është ndaluar për 48 orë dhe autoritetet po kryejnë bastisje në vendbanimin e tij me qëllim të sigurimit të provave të tjera materiale.
“Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë”, njoftoi Prokuroria.
Arrestohet Fatmir Sheholli nën dyshimin për spiunazh
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar analisti Fatmir Sheholli nën dyshimin për spiunazh.
“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj.”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
“Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale.”, ka përfunduar ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?