Lama: PDK, LDK, AAK, Nisma u treguan frikacake, ranë pre e retorikës së Kurtit

Analistja Alma Lama në emisionin “Click” në RTV21 tha se partitë politike shqiptare PDK, LDK, AAK, Nisma u treguan frikacake se nuk e votuan të propozuarin e Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

“Me plot kuptimin e fjalës, sepse kanë rënë pre e retorikës së Lëvizjes Vetëvendosje, sepse i akuzonte se po bashkëpunonin me Listën Serbe, dhe në vend që të bashkëpunonin që të votonin në mënyrë të ligjshme dhe të rrjedhë procesi, pra të mos bëheshin shkak për t’u bllokuar procesi, ata votojnë një anëtar që nuk propozohet në mënyrë të rregullt dhe do të jetë objekt parashqyrtimi i Kushtetueses, vetëm në rast që ky ka qenë qëllim i tyre që të zvarritet procesi, por për të votuar kanë votuar gabim”, tha ajo./21Media

Back to top button