KQZ: Deri më tani 16.37% e qytetarëve kanë dalë për të votuar

Sipas përditësimeve të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) pjesëmarrja në votime deri në orën 13:00 ishte 16.37 për qind apo 331 mijë e 511 votues.

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale.

Të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit./21Media

Back to top button