Një person shoqërohet nga Policia në shkollën “Naim Frashëri” në Shtime

Një person është shoqëruar nga Policia gjatë pasdites në shkollën “Naim Frashëri” në Shtime.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili ka thënë se i njëjti pas verifikimeve është liruar.
“Ju njoftojmë se një person nga shkolla “Naim Frashëri ” në Shtime është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime. Pas verifikimeve i njëjti është liruar. Në konsultim me prokurorin e shtetit është liruar pa ndonjë inicim të ndonjë rasti ndaj tij”, tha Veseli. /21Media