Kaloni te përmbajtja kryesore

Muhaxheri: Rënia në Prishtinë është sinjal për VV-në se ka nisur rënien në gjithë Kosovën

(Lajm i përditësuar)

Muhaxheri: Rënia në Prishtinë është sinjal për VV-në se ka nisur rënien në gjithë Kosovën

Analisti politik Arton Muhaxheri, i ftuar në emisionin ”Click”, ka komentuar rezultatin e Vetëvendosjes në Prishtinë, duke e cilësuar si një sinjal të qartë për rënie të mbështetjes së kësaj partie në nivel kombëtar.

“VV në Prishtinë ka qenë gjithmonë e para, tash është e dyta. Kjo është një shenjë që VV ka filluar të bjerë në gjithë Kosovën. Ky rezultat do t’i paraprijë edhe rezultatit në zgjedhjet e ardhshme,” tha Muhaxheri.


”Formimi i Qeverisë”, Muhaxheri: Kurti ose i do krejt, ose s’don fare

Analisti politik Arton Muhaxheri, në ”Click” të RTV21, ka kritikuar qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj procesit të formimit të Qeverisë së re, duke thënë se ai është më shumë i fokusuar në balotazhin në Mitrovicë sesa në detyrimet kushtetuese.

“Kurti është më i fokusuar në zgjedhjet e balotazhit sesa në formimin e Qeverisë, për të cilën jam i bindur se nuk do ta arrijë ta formojë,” tha Muhaxheri.

Sipas tij, Kurti nuk ka kohë për formimin e Qeverisë sepse e di që nuk i ka numrat, dhe për këtë arsye po e zvarrit procesin.

“Ai është i përqendruar tek Mitrovica. Ajo që duhet të bëjë është formimi i Qeverisë, por ai nuk i ka numrat dhe nuk do të mundet ta bëjë. Kurti nuk dëshiron të jetë i kontrolluar nga partitë opozitare – ai ose e do gjithë pushtetin, ose nuk pranon një qeveri të këtij formati,” shtoi Muhaxheri.

Sipas tij, zvarritja e afateve nuk është e rastësishme dhe reflekton një strategji për të shmangur përgjegjësinë politike.

“Formimi i Qeverisë është shumë më i rëndësishëm sesa fushatat lokale apo shkuarja në Mitrovicë,” përfundoi ai./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button