Në dhjetor nis gjykimi në mungesë ndaj tre të akuzuarve për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar ndaj tre serbëve që dyshohen për krime lufte kundër popullsisë civile.
Bëhet fjalë për të pandehurit Dushan Gavranoviq, Zoran Sharac dhe Zharko Cvetanoviq.
Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se të njëjtit kanë qenë të pa arritshëm deri në
momentin e ngritjes së aktakuzës.
Gjykata Themelore iu ka bërë thirrje tre të pandehurve që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës.
“Për këtë arsye, përmes kësaj komunikate ju bëhet thirrje të pandehurve Dušan Gavranič, Zoran Šarac dhe Žarko Cvetanovič, që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës. Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente”, tha gjykata.
Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo
organeve tjera kompetente.
Seanca do të zhvillohet më 22 dhjetor, në ora 13:15.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se do të vazhdojë të informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë çështje penale.