Përdorim e vërtetimeve mjekësore të falsifikuara gjatë zgjedhjeve në Kllokot, arrestohet një grua

Është arrestuar një grua në Kllokot pasi që dyshohet se në ditën e zgjedhjeve më 12 tetor ka lëshuar vërtetime mjekësore të falsifikuara për të ndikuar në procesin zgjedhor.

Lajmi për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Veton Osmani.

“Më datën 12.10.2025, në Kllokot e dyshuara grua kosovare dyshohet se ka lëshuar raporte mjekësore për asistencë gjatë procesit të votimit”, tha ai.

“E njëjta është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës me dyshimin se me veprimet e saja ka kryer veprën penale ‘Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve’”, shtoi Osmani.

“Veprimet e mëtejshme hetimore janë ndërmarr në koordinim me Prokurorin e Shtetit, përderisa rasti vazhdon të trajtohet në procedure të rregullt gjyqësore”, përfundoi Osmani./21Media

Back to top button