Kasapolli fajëson Osmanin për mos kontributin e dhënë për qeverinë e re

(Lajm i përditësuar)
Kasapolli fajëson Osmanin për mos kontributin e dhënë për qeverinë e re
Analisti, Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” të RTV21, fajësoi presidenten, Vjosa Osmani për mos kontributin e dhënë dhe për minim të procesit për gjetjen e një zgjidhje për formimin e qeverisë.
Kasapolli beson se mos kontributi i Osmanit ka ardhur përshkak të gjetjes së një zgjidhje optimale për vazhdimin e një mandati tjetër të presidentes.
“Jemi 8 muaj, 9 muaj pas, gjasat janë që të hyjmë edhe në muajin e 10-të para shpalljes së zgjedhjeve të përgjithshme dhe kemi një presidente e cila në njëfar forme jo vetëm që nuk ka kontribuar në gjetjen e një zgjidhje, por edhe e ka minu procesin si të tillë përshkak që unë besojë shkak të interesave të saj personale dhe faktit të gjetjes së një zgjidhje optimale me qëllim të vazhdimit të një mandati të saj”, deklaroi Kasapolli./RTV21/21Media
Kasapolli: Të gjitha subjektet politike e kanë pritur rezultatin e zgjedhjeve lokale
Analisti, Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” të RTV21 për zgjedhjet lokale tha se të gjitha partitë politike e kanë pritur rezultatin e këtyre zgjedhjeve për shkak të reflektimit për kuptimin nacional
“Ne kemi thënë edhe më herët që zgjedhjet lokale do të jenë pika më interesante kalkuluese për të gjitha subjektet politike por besoj që gjitha e kanë pritur rezultatin e këtyre zgjedhjeve lokale në mënyrë që një far forme të shohin se a do të ketë reflektim të subjekteve politike karshi edhe zgjidhjes në kuptim nacional. Ajo qfarë treguan zgjedhjet lokale janë vazhdimësi e asaj se qfarë ka ndodhur në vitin 2021”, tha ai./RTV21/21Media