Zbulohen tri plantacione me kanabis në Podujevë

Tri plantacione të mbjella me 525 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa, raportohet se janë gjetur nga Policia në fshatin Zhiti të Podujevës.

Siç bëhet e ditur në raportin policor, pas marrjes së mostrave, me vendim të prokurorit bimët dhe mjetet e punës janë asgjësuar dje në vendin e ngjarjes. Policia njofton se ky rast është duke u hetuar.

“Raportohet se në pyllin e fshatit janë gjetur tri plantacione të mbjella 525 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa. Pas marrjes së mostrave me vendim të prokurorit bimët dhe mjetet e punës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.

Back to top button