Detaje nga spitali në Prizren, gruaja dhe vajza e mitur në gjendje të rëndë shëndetësore

(Lajm i përditësuar)

Detaje nga spitali në Prizren, gruaja dhe vajza e mitur në gjendje të rëndë shëndetësore

Nëna dhe vajza e mitur që raportohet se u thirrën me thikë në Prizren, janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po marrin trajtim në mjekimin intensive Qendror në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, raporton KosovaPress.

Kjo është bërë e ditur për kp nga shefi i Emergjencës në këtë spital, Hekuran Veçgishti, i cili tregoi se dy të lënduarat si pasojë e therjes me pikë kanë plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Ai thotë se dy pacientet janë hospitalizuar për intervenim kirurgjik.

“Mbrëmë rreth ora 00: 45 në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm Prizren janë pranuar dy të lënduara si pasojë e therjes me thikë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ekzaminimet radiologjike. Të lënduarat kanë pasur plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Pas konsultës me Kirurget kujdestar dy të lënduarat janë hospitalizuar për intervenim kirurgjik. Për momentin pacientet janë duke u trajtuar në mjekimin Intensiv Qendror te Spitalit”, tha Veçgishti.

 


Burri dyshohet se theri me thikë gruan dhe vajzën e mitur në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se rreth orës 00:20 të së premtes, policia ka pranuar dhe intervenuar për një rast të dhunës në familje në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë.

“Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur. Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje. Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë”, ka thënë Prokuroria.

Në njoftim bëhet e ditur se Policia dhe njësia e teknikës kriminalistike kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, në koordinim me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda.

“Gjatë intervenimit, në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme”, u tha në njoftim.

Back to top button