Krizë në tregun e gështenjave, thatësira e gjatë ka pakësuar ndjeshëm prodhimin

Tregu i gështenjave në Pogradec po kalon një situatë të pazakontë këtë vit. Në fshatin Gështenjas, i njohur për prodhimin e bollshëm, gështenjat pothuajse mungojnë. Banorët thonë se shkak është bërë thatësira e gjatë, por edhe mungesa e kujdesit ndaj pyllit të gështenjave.
Nëse vitet e kaluara banorët ankoheshin për çmimin e ulët, këtë sezon ata nuk kanë asgjë për të shitur. Ndërsa shumë familje që prej vitesh mbështeteshin ekonomikisht te ky produkt, po përballen me vështirësi.
Kryeplaku i fshatit, Seladin Çapo, thotë se përveç kushteve atmosferike, edhe mungesa e pastrimit të zonës ka ndikuar në rënien e prodhimit.
Fshati Gështenjas e ka marrë emrin pikërisht nga ky frut, dikur simbol i zonës për cilësinë dhe shijen e veçantë. Por sot, kjo traditë po rrezikohet nga mungesa e kujdesit dhe prerjet e paligjshme. /vizionplus.tv