Haxhiu: Filmi “ERA” është një ndjesi e thellë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu tha se filmi “ERA” i regjisores Parta Kelmendi është një ndjesi e thellë dhe se “ERA” e Kelmendit të kthen në një kujtim kolektiv. Ajo tutje tha se përgjatë gjithë filmit nuk ndihesh si spektator por si përjetues. “Të kthen në Kosovën e viteve ’90, në një kohë kur gjithçka po ndryshonte”, ka shkruar Haxhiu në “Instagram”.
“Në qendër është Era, një vajzë e re që detyrohet të largohet nga shtëpia dhe të nisë një jetë tjetër në një fshat. Aty fillon përballja me të panjohurën, me zakonet, me kujtimet që nuk shuhen edhe kur gjithçka tjetër rrëzohet. Filmi “ERA” është një ndjesi e thellë. Ka momente që të thyejnë, e ka heshtje që flasin më shumë se çdo dialog. Është film për ikjen, për rritjen, për plagët që mbeten, dhe për mënyrën si një brez i tërë u detyrua të rritet mes frikës dhe shpresës”, ka shkruar tutje ajo, duke shtuar se Parta Kelmendi ka sjellë një rrëfim “të butë, të guximshëm dhe me një ndjeshmëri që të mbetet gjatë”.
Albulena Haxhiu në fund ka falënderuar aktorët.
“Një falënderim i madh për kastën e aktorëve që e mbajtën këtë histori me shpirtin e tyre, çdo shikim, çdo heshtje, çdo frymëmarrje dukej e vërtetë”, ka thënë ajo./21Media
View this post on Instagram