I mituri serb shoqëroi pesë kinezë të hynë ilegalisht në Kosovë, arrestohet

Është arrestuar një i dyshuar i mitur, shtetas i Serbisë, në fshatin Seqishtë të Hani i Elezit, pasi po shoqëronte pesë shtetas kinezë, të cilët dyshohet se kishin kaluar në mënyrë ilegale kufirin nga Serbia në Kosovë.
”Është arrestuar i dyshuari i mitur -shtetas i Serbisë, pasi i njëjti nga njësitet policore është ndaluar derisa ishte duke përcjellë pesë shtetas kinez në drejtim të RMV-së, të cilët dyshohet se kishin kaluar kundërligjshëm kufirin nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, për të vazhduar në drejtim të RMV-së. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24-orë, ndërsa 5 shtetasit kinezë janë kthyer-depërtuar në Serbi”, njofton Policia e Kosovës. /21Media