Nrecaj: Kosova ende nuk i ka krijuar kushtet që të ketë një president për dy mandate

(Lajm i përditësuar)


Nrecaj: Kosova ende nuk i ka krijuar kushtet që të ketë një president për dy mandate

Juristi, Anton Nrecaj, në emisionin “Click” të RTV21 duke folur për mandatin e presidentit, tha se shteti i Kosovës ende nuk i ka krijuar kushtet për të pasur një president i njëjtë me dy mandate.

Nrecaj ndër të tjera tha se Kosova nuk e ka arritur atë demokraci.

“Kosova ende nuk i ka krijuar kushtet që të ketë një president dy mandate, pavarësisht se Vjosa Osmani, presidentja aktuale mund të ketë qenë e mirë, mund të ketë qenë me performancë të dobët si do që të jetë, ne ende nuk kemi arritur në atë demokracinë që të kemi dy mandate nga i njëjti person”, potencoi ai./RTV21/21Media


Paralajmëron juristi: Nuk mund të shkohet në zgjedhje pa aprovim të buxhetit të 2026-tes

Juristi, Anton Nrecaj, në emisionin “Click” të RTV21 për buxhetin e Kosovës tha se nëse nuk mund të shkohen në zgjedhje pa aprovim të buxhetit të 2026-tes.

“Nuk mund të shkohet në zgjedhje pa u aprovuar buxheti i vitit të ardhshëm sepse nga janari e tutje pa aprovim të buxhetit ne do të falimentojmë si shtet, shteti do të bllokohet”, theksoi ai.

Ai për kompetencat e qeverisë në detyrë, deklaroi se ligji ia mundëson propozimin e buxhetit.

“Kur kemi të bëjmë me kompetencat e qeverisë në detyrë, ligji ia mundëson propozimin e buxhetit dhe i njejti të aprovohet në Kuvend”, tha ai./RTV21/21Media


“VV ka mbështur më shumë komunat që i ka qeverisë”, Nrecaj: Nuk është demokratike

Juristi, Anton Nrecaj, në emisionin “Click” të RTV21 tha se mbështetja e komunave që ka qeverisë Vetëvendosje nuk është demokratike. Duke shtuar se vazhdimi që të bashkëpunohet me nivel lokal është normale.

“Fatkeqësisht e kemi parë që në të kaluarën, partia në pushtet ka mbështet më shumë ato komunat të cilat i ka qeverisë, kjo është formë plotësisht e gabuar sepse kjo nuk është fare demokratike”, deklaroi ai. /RTV21/21Media


Nrecaj: Deputetët kanë abuzuar me mandatin e tyre

Juristi, Anton Nrecaj, në emisionin “Click” të RTV21 tha se të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë abuzuar me pozitën e tyre për më shumë se tetë muaj.

Ai shtoi se deputetët në betimi e dhënë, ata janë betuar për mbrojtje të rendit juridik dhe kushtetues.

“Është abuzu shumë me mandatin e deputetit do të thotë më shumë se tetë muaj është abuzu, deputetët me mandatin e tyre, të gjithë pa dallim, sepse momentin kur e kanë dhënë betimin për deputet, dhe brenda atyre rreshtave betohet që do ta mbrojnë rendin juridik dhe kushtetues”, tha ai.

I pyetur nëse ata e kanë mbrojtur këtë betim, ai tha se “po shihet se si e kanë mbrojtë”. /RTV21/21Media


Nrecaj: Besoj që partia fituese e ka kuptuar qartë aktgjykimin e Kushtetueses

Juristi, Anton Nrecaj, në emisionin “Click” të RTV21 për afatin e Gjykatës Kushtetuese tha se kur humbet rasti për zgjedhjen e qeverisë së re, Kushtetuta dhe ligji i jep të drejtë presidentes për këtë proces.

Ai beson se partitë politike dhe partia fituese (LVV) e kanë kuptuar qartë momentin e skadimit të kohës nga Kushtetuesja.

“Besoj që këta e kanë të kjartë edhe partitë politike, aq më tepër partia fituese në këtë rast e ka shumë të kjartë që momentin kur skadon data edhe humb të drejtën për të vazhduar më tutje propozimin ose për të filluar procesi i zgjedhjes së qeverisë së re dhe natyrisht kur humbet ky rast, atëherë natyrisht që Kushtetuta dhe ligji i jep të drejtë presidentes që t’i ftoj ato bazuar edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai./RTV21/21Media

Back to top button