Me taka e veshje sportive, Rita merr vëmendje me stilin unik

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka ndarë foto të reja në rrjetet sociale. Ajo shfaqet në një ambient të brendshëm me veshje sportive dhe syze dielli, artistja duket plot energji dhe vetëbesim.

Fansat e saj aludojnë se me këto foto Rita po tregon se është duke përgaditur diçka të re për ta.

Postimi i saj ka marrë shumë komente dhe pëlqime, duke vlerësuar formën fizike dhe stilin e saj. Rita Ora vazhdon të jetë një artiste shumë e pëlqyer në skenën ndërkombetare.

Back to top button