Behgjet Pacolli jep dorëheqje nga AKR

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqjen javë më parë nga kreu i këtij subjekti politik.
Për rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar Vesel Makolli i cili është caktuar ushtrues detyre i kësaj partie.
“Zoti Pacolli ka dhanë dorëheqje para disa jave dhe ne bazë te Statutit të partisë, më ka caktuar Ushtrues Detyre i Presidentit te AKR-së. Në KQZ janë të njoftum me ketë ndryshim” tha Makolli”, tha ai.
Pacolli ishte kryetar i AKR-së që nga viti 2006-të kur u formua ky subjekt politik./21Media