Tetë persona të lënduar në një aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në fshatin Sojevë të Ferizajt.

Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli theksoi se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Sot, më datë 23.10.2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale Gjilan-Ferizaj në fshatin Sojevë ka ndodhur një aksident trafiku me të lënduar, ku janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale në automjete, lëndime trupore kanë pësuar tetë (8) persona”, tha Veseli për portalin rtv21.tv

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të trafikut, ekipet e zjarrfikësve dhe dy autoambulanca, të cilat janë angazhuar në ofrimin e ndihmës së nevojshme për të lënduarit. Hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë në vijim”, thuhet tutje nga Veseli. /21Media

Back to top button