Haziri: Zgjedhjet e reja do të prodhojnë krizë të re

(Lajm i përditësuar)
Haziri: Zgjedhjet e reja do të prodhojnë krizë të re
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21, tha se nëse nuk arrin të formohet qeveria dhe vendi shkon në zgjedhje, prapë një gjë e tillë nuk do të ishte zgjidhje për Kosovën.
“Krejt toleranca është se në ato 45 ditë sa merren vesh me caktu një datë… Po i vjen fundi krizës, po tani ka me hy në një tunel tjetër, prapë kriza ka me riciklu krizë. Zgjedhjet nuk kanë me prodhu kurgjo tjetër pos një krizë të re, në një kohë tjetër, në një rrethanë tjetër. Ne jemi hy në një cikël të mbyllur, i cili për herë të parë po ndodh në Kosovë në këto katër vite… Zoti Kurti në politikë e ka pru raportin e kushtëzuar brenda, dhe në raport me partnerët e ka ndërtu raport të kushtëzuar,” tha Haziri, duke shtuar se vështirë do të thyhet ky kushtëzim.
Letrat e VV-së, Haziri: Vetëvendosje nuk i ka thënë LDK-së të shkojë në takim
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin “Click”, për tri letrat e dërguara nga LVV tha se ato janë kthyer me kohë nga partia e tij.
“E kemi kthy, as 24 orë nuk jemi vonuar asnjëherë”, tha ai.
I pyetur se pse nuk janë takuar me Vetëvendosje, Haziri deklaroi se LDK është përgjigjur se si është ftuar me letër, duke shtuar se VV nuk i ka thënë LDK-së të shkojë në takim.
Haziri i mohoi zërat që ka pasur takimes mes opozitës dhe LDK-së. /RTV21/21Media
A ka votë, LDK-ja për LVV-në pas zgjedhjeve të balotazhit, Haziri: S’jemi tavolinë suedeze
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21, tha se LDK-ja nuk është tavolinë suedeze.
“Kush çohet në mëngjes me marrë vota për aq sa i duhen, kjo është e mbyllur. Jo, nuk jemi tavolinë suedeze,” tha ai, kur u pyet se a do të kenë votë për LVV-në pas zgjedhjeve të balotazhit nëpër komuna.
Haziri: Në Gjilan gjithçka ka ndërruar, kanë qenë shtatë ditë të ferrit politikisht
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21, tha se në Gjilan gjithçka ka ndërruar ditët e fundit.
Ai shtoi se Gjilani ka pasur një javë me ditë të ferrit në aspektin politik.
“Unë besoj shumë ajo qka ne e kemi arrit me preventu këtë goditjen e parë e cila është parë dhe lexuar si skenar. Gjithqka në Gjilan ka ndërruar shtatë ditët e fundit, shtatë ditë kanë qenë ditë të ferrit politikisht”, tha Haziri./RTV21/21Media
Haziri: Lista Serbe është politikisht e vdekur
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21, tha se de facto Lista Serbe është inekzistente.
“Ata janë formacion klinikisht të konstatuar se politikisht kanë vdekur, ky është realiteti,” tha ai.
“E nënshkroi Kurti”, Haziri hap arkivat: Në 2019 kishim marrëveshje me LVV-në që Mustafa të bëhet president
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21, zbuloi pjesë nga marrëveshja me Vetëvendosjen për koalicion në vitin 2019.
“A e dini që në vitin 2019, në dakordim të plotë mes LDK-së dhe LVV-së, ka qenë kandidati i vetëm për president të Republikës, dhe kurrë në jetën e tij nuk e ka përmendur, kurrë nuk e ka keqpërdorur dhe kurrë nuk e ka treguar letrën me nënshkrim të Albin Kurtit,” tha ai, duke shtuar se Kurti atëkohë kishte pranuar për të.
“E ka larguar Glauk Konjufcën prej kryetarit të Kuvendit dhe e kemi zgjedhur Vjosa Osmanin,” tha ai.
Koalicioni i Tahirit në Vushtrri, Haziri: Nga 10 nëntori do të shqyrtohet ky rast
Nënkryetari i LDK-së, njëherësh edhe deputet, Lutfi Haziri në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me koalicionin e LDK-së me VV-në në komunën e Vushtrrisë, tha se LDK këtë rast do ta shqyrtoj nga 10 nëntori.
“Nuk ka pasë komunikim formal, kërkesa e LDK-së jo vetëm e kryetarit ka qenë që të mos me u nënshkru dhe mos me ndërtuar koalicion në këtë fazë nga askush, specifikisht Vushtrria dhe kur thuhet jo është jo”, tha ai.
Për Xhafer Tahirin, Haziri tha se ai ka kaluar nëpër shkollë politike të LDK-së
“35 vjet mas me fillu me ja u spjegu secilit i cili kalon nëpër shkollë të LDK-së, Xhafa është njëri prej atyre që e kaluar nëpër shkollë politike”, tha ai. /RTV21/21Media
Kush vendos në LDK?
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21, kur u pyet se kush vendos në LDK, kryetari i Kuvendit apo kryesia, tha:
“Kryetari udhëheq, ka autorizime, konsultimet i bën me kryesinë,” tha ai, duke shtuar se mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm është e panevojshme.
Zgjedhjet lokale, Haziri: LDK ka dalë partia më e votuar nga mërgata
Nënkryetari i LDK-së, njëherësh edhe deputet, Lutfi Haziri në emisionin “Click” të RTV21 ka deklaruar se LDK ka dalë partia e parë më e votuara nga mërgata.
“Unë besoj që duhet me bë gjithqka që me rritë rezultatin, LDK-ja partia e parë me votë politike në këto zgjedhje është konfirmu se ajo pak na ka dhënë shije, shkëlqimin. Jemi dalë partia më e votuar prej mërgatës por jemi mbi 200 mijë vota me votë nëse nuk llogariten 90% të pavleshmet, por aty e ka secila hisen e vet”, tha Haziri./RTV21/21Media
“Jemi dënuar nga besimtarët e Rugovës”, Haziri: Pragmatizmi na kushtoi
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21, tha se pragmatizmi i ka kushtuar këtij subjekti politik.
“Nuk është më ajo LDK në kuptimin e pragmatizmit, sepse duke qenë pragmatik dhe bashkëpunues, ne nuk e kemi marrë prapa mirënjohjen. Ne jemi dënuar nga votuesit e LDK-së, nga votuesit e Rugovës. Ne jemi dënuar politikisht,” tha ai.
Haziri garanton që deputetët e LDK-së s’kanë votë për VV-në të dielën: Nëse dikush ia ka dhënë votën, jam unë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin “Click”, u zotua se asnjë nga deputetët e LDK-së nuk do t’i japë votë Vetëvendosjes të dielën.
“Nëse dikush ka dhënë votë për LVV-në, jam unë,” tha ai, duke shtuar se, në rastin e zgjedhjes së e kryetarit të Kuvendit, nëse do të ishin bërë 60 vota, ai do t’ia jepte Albulena Haxhiut të 61-tën.
” VV e ka pranuar Republikën kur kanë hy në qeveri, Haziri: E kuptuan që është përnime
Nënkryetari i LDK-së, njëherësh edhe deputet, Lutfi Haziri në emisionin “Click” të RTV21 tha se Lëvizja Vetëvendosje Republikën e Kosovës e ka pranuar kur ka hyrë në qeveri, siç e tha ai pasi kanë hyrë në petkun e pushtetarëve.
“Unë besoj që koha e vetme kur e kanë bë me pranu plotësisht Republikën e 17 shkurtit, VV është kur kanë hy në qeveri, kanë hy në petkun e burshtetasëve edhe të pushtetarëve, e kanë kuptuar që qenka Republikë përnime”, deklaroi ai. /RTV21/21Media
A po sillet LDK-ja si parti fituese, kështu përgjigjet Haziri
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin “Click”, tha se pati kritika për partitë politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai tha se Kurti nuk ka ditur ta menaxhojë suksesin e tij, por as partia e parë dhe e dyta nuk ka shkaktuar proces për ta detyruar partinë e parë të bëjë veprime tjera politike.
“Nuk ka qenë goditja fatale politike me 9 shkurt, ka qenë diçka që në ditën e bardhë, në 10 shkurt, ishte dashur të ndërtohet proces politik,” tha ai.
Kur u pyet se a mos po sillen si fitues të zgjedhjeve LDK-ja, ai tha se nëse do të silleshin në këtë mënyrë, do të ishte rezultati tjetër.
Për kë voton LDK të dielën, kështu përgjigjet Haziri
Nënkryetari i LDK-së, njëherësh edhe deputet, Lutfi Haziri në emisionin “Click” të RTV21 i pyetur se LDK cilës parti politike do ta zgjedhin, ai nuk tregoi.
Haziri tha se Kosova duhet të ketë njerëz që e duan Kosovën, duke shtuar se në institucione ka degradim në çdo nivel.
“Veç për Kosovën, çka me të thënë tjetër. Duhet me pasë njerëz që e dojmë më shumë Republikën. Ajo se çfarë është përceptimi publik në popullin tonë është që politika është e keqja e këtij vendi, kanë degraduar institucionet në qdo nivel dhe kur njerëzit e pranojnë denigrimin deri në këtë nivel tek institucionet për shkaqe politike, për shkak të ushqimit politik që e kanë bërë”, tha ai. /RTV21/21Media
“Me hy në Kuvend ndihesh si në varreza”, Haziri: Kurrkush me kërkënd nuk flet
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21, u ankua se nuk ka komunikim mes përfaqësuesve politikë e as mes deputetëve.
“Me hy në Kuvend e mu ndi si në varreza nuk është ndjenjë e mirë, kurrkush me kërkënd nuk flet, ka batuta, reagime, ka zhurmë, sikur në klasë kur mungon mësuesi, ka zhurmë si reagim i deklaratës politike,” tha ai.
Haziri: Nëse VV nuk i mbërrin 61 votat, Kuvendi pamundësohet ta kryej detyrën e vet
Nënkryetari i LDK-së, njëherësh edhe deputet, Lutfi Haziri në emisionin “Click” të RTV21 i pyetur nëse kryetari i LVV-së, Albin Kurti i ka votat për ta formuar qeverinë të dielën, ai tha se nëse nuk mbërrihen 61 votat, Kuvendi pamundësohet të kryej detyrën e vet.
“Unë do të doja t’i kishte por aq sa quhet qeveri e pakicës së paku sepse partia e parë me ndërru qeverisje nuk mund me thënë qeveri e pakicës në asnjë situatë, por nëse nuk i mbërrin 61 vota së paku me fitu një lloj legjitimiteti për një qeverisje për sa ditë mundet me shku nuk e di, atëherë Kuvendi pamundësohet me kry detyrën e vet dhe kjo pamundësi quhet dështim në këtë rast, nuk është sikur në rastet e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit”, tha ai. /RTV21/21Media
Haziri thotë se nuk ka pasur koordinim me Vetëvendosjen për votimin e Rashiqit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21, foli edhe për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komuniteteve.
Kur u pyet se pse LDK-ja ia dha votën Nenad Rashiqit për këtë post, ai tha se kjo është pasojë e zgjedhjes së nënkryetares së katërt.
“Është pasojë,” tha ai, duke shtuar se zbatimi i zgjedhjes së nënkryetarit të katërt të Kuvendit është konsideruar nga LDK-ja si gabim njerëzor.
Kur u pyet se pse ia dhanë votën Rashiqit, e jo Dimal Bashës, ai tha se kjo ka qenë parimore.
“Nuk kisha tërhequr paralele, paralelja e vetme është Rexhepi-Rashiq.”
Haziri tha se nuk ka pasur marrëveshje me Vetëvendosjen për votimin e Rashiqit, duke shtuar se një gjë e tillë nuk iu është kërkuar LDK-së nga Albin Kurti.
“Nuk ka të bëjë me një lloj koordinimi në këtë çështje, kjo çështje e procesit që ne e kemi bërë vlerësimin si grup parlamentar dhe si parti”, tha ai, duke shtuar se nuk ka bashkëpunim partiak e institucional.
Haziri: Abdixhiku dhe Kurti nuk kanë pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, njëherësh edhe deputet, Lutfi Haziri në emisionin “Click” të RTV21 për raportimet se kryetari i LVV-së, Albin Kurti është takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ai tha se ata nuk kanë pasur asnjë takim.
“Nuk ka pasur asnjë takim, në formatet zyrtare apo jo zyrtare, ajo që janë zyrtare janë publiku dihen cilat janë”, tha Haziri. /RTV21/21Media
Haziri për koalicion me VV-në: Mbetet vetëm një dëshire e tyre
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21, sa i përket një koalicioni me Vetëvendosjen, tha se mbetet vetëm një dëshirë e tyre.
“Prej 9 shkurtit nuk ka pasur përpjekje serioze politike me ndërtuar proces politik për të zbatuar rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Nëse nuk mundesh me gjet mënyrë për me i ndërtuar institucionet, atëherë duhet me pasë energji për me ndërtuar bashkëpunim në proces në mënyrë që vendi me ec. Ajo çka ka ndodh prej 9 shkurtit është se jemi duke ecur në një terr,” tha ai.
“Edhe Zoti Kurti, i kryeministër në detyrë, i cili e ka një pikëpyetje prej Gjykatës dhe një vendim i BE-së që nuk takohen në ndërtesën e qeverisë,” tha ai, duke shtuar se Kurti duhet të bëjë gjithçka që nuk ka bërë deri tash për ta lëvizur situatën.
Haziri për 10 shkurtin: Abdixhiku e uroi partinë e parë, është vlerë në demokraci
Nënkryetari i LDK-së, njëherësh edhe deputet, Lutfi Haziri në emisionin “Click” të RTV21 për datën 10 shkurt, një dit pasi janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Kosovë, tha se VV e kishte shprehur vullnetin politik.
“Në fakt aj e shprehu atë natë vullnetin politik, fatkeqësisht në ekzaltim politik dhe pak minuta pasi që kryetari i LDK-së doli e pranoi rezultatin dhe e uroi partinë e parë – që është vlerë në demokraci tek ne LDK ka qenë e kordinuar”, deklaroi ai. /RTV21/21Media