​Kosova me tre xhudistë në Kupën Evropiane për Kadet

Federata e Xhudos së Kosovës ka njoftuar se ekipi kosovar do të marrë pjesë në Kupën Evropiane për Kadet, që do të mbahet këtë fundjavë në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Kosova do të përfaqësohet me tre garues:

🇽🇰 Jon Kuka në kategorinë -55 kg

🇽🇰 Roni Reshitaj në kategorinë -66 kg

🇽🇰 Milot Gashi në kategorinë -66 kg

Në këtë garë do të marrin pjesë 432 xhudistë nga 21 shtete dhe 4 kontinente, duke e bërë një nga turnetë më të mëdhenj të nivelit kadet në Evropë.

Tre djemtë e ekipit të Kosovës do të zbresin në tatami të shtunën, ndërsa me ta ka udhëtuar edhe trajnerja Majlinda Kelmendi, e cila do t’i udhëheqë gjatë garave.

Back to top button