​Çrregullohet furnizimi me ujë të pijes në disa pjesë të Fushë-Kosovës, Prishtinës e Drenasit

KRU Prishtina njofton se për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit, si shkak i punimeve teknike, herë pas here ka problem në Shkabaj.

Si shkak i kësaj turbullire është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës. Gjithashtu, kjo gjendje do ndikojë edhe në disa pjesë të Prishtinës dhe Drenasit, thuhet në njoftim.

KRU Prishtina thotë se gjendja është duke u stabilizuar, ndërsa në Albanik dhe Badoc janë duke punuar me kapacitete maksimale.

Back to top button