Gjendet pa shenja jete një person në Grykën e Rugovës

Një person është gjetur sot pa shenja jete në Grykën e Rugovës, nën rrethana ende të pasqaruara.
Zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi ka konfirmuar për kp se policia u informua në lidhje me rastin rreth orës 14:10.
“Policia është njoftuar se në kilometrin e pestë, rrugën Pejë – Rugovë, “te kthesa e madhe”, poshtë në lum ku është Lumëbardhi, një person gjendet i shtrirë pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes, zjarrfikësit dhe emergjenca. Mjeku kujdestare ka konstatuar vdekjen e personit”, tha Gashi.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion Institutin e Mjekësisë Ligjore.