Kumbaro e fshin postimin ku e uroi Aliun për emërimin në krye të Portit të Durrësit

(Lajm i përditësuar)


Kumbaro e fshin postimin ku e uroi Aliun për emërimin në krye të Portit të Durrësit

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ka hequr postimin nga Facebooku nga ku uroi Liburn Aliun për emërimin në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.

Kumbaro e ka quajtur lajm të mirë emërimin e Aliut, por pas disa minutash postimi i saj është fshirë nga profili në Facebook.

Nuk dihen arsyet pse Kumbaro e ka hequr postimin, derisa dikush tjetër nga Qeveria e Ramës nuk ka shkruar për emërimin e Aliut.


Liburn Aliu emërohet drejtor i Portit të Durrësit

Liburn Aliu është emëruar drejtor i Portit të Durrësit.

Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Arsimit në Shqipëri, Mirela Kumbaro përmes një postimi në Facebook.

Emërimin e tij, Kumbaro e ka quajtur lajm shumë të bukur.

“Përherë e kemi thënë se Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi, se sa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik, me të cilin si ish-Ministre e Mjedisit kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi gjatë kohës kur edhe ai drejtonte sektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor si Ministër në Kosovë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Aliu ishte ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, post nga i cili dha dorëheqje, pas emërimit të Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.

Back to top button