Çitaku për Prishtinën: Ka qenë një garë e pabarabartë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, në ”Click” të RTV21, për marrëveshjet në zgjedhjet lokale, tha se marrëveshjet bëhen mbrenda kandidatëve.
Çitaku për komunën e Prishtinës tha se në këtë komunë ka qenë një garë e pa barabartë në zgjedhjet lokale
“Ka qenë një garë e pabarabartë sepse kemi parë një përfshirje jo të rëndomtë të tërë kabinetit qeveritar posaqarisht në disa komuna të caktuara”, theksoi ajo.
Ajo shtoi se kryesia e jep orientimin, teksa tha se negocimi bëhet nga vetë kandidatët për kryetarë të komunave.
“Marrëveshjet mrenda kandidatëve, ku i di unë nevojat e Vushtrrisë psh. Në një vend strategjik, kryesia orientimin e jep PDK-së, ne kemi pasur një mbledhje ku kemi dëgjuar gjerë e gjatë për çështjen e koalicioneve në nivel lokal. Negocimi bëhet nga kandidatët”, tha ajo./RTV21/21Media