Kasolli: E pa precedentë që një qeveri në detyrë të tentojë të miratojë buxhetin

Analisti politik Afrim Kasolli duke komentuar zërat se LVV-ja po bënë përpjekje që të thërras seancë të jashtëzakonshme për ta kaluar ligjin për buxhetin e vitit 2026, tha për RTV21, se një akt i tillë është i paprecedent meqë, mos aprovimi i ligjit për buxhetin rrëzon qeveritë dhe se nuk ka logjikë që një ligj të tillë ta miratojë një qeveri në detyrë.

Mes tjerash Kasolli vuri në pah edhe vendimin e supremes i cili u ndalon ministrave të zgjedhur deputet të marrin vendime.

“Kjo është e paprecedentë një qeveri në detyrë të tentojë të miratojë buxhetin për vitin 2026. E para vet vendimi i Gjykatës Supreme e ka ndaluar të marrin vendime ministrat e zgjedhur deputet, për shkak të konfliktit të interesit dhe nëse do të vinte ligji për buxhetin do të vinte prej këtyre zyrtarëve. E dyta që është më e rëndësishme buxheti është ligj themelor i një qeverie. Nuk është e rastësishme që kur nuk miratohet buxheti bie edhe qeveria. Është nonsens logjik që të tentohet të miratohet një buxhet nga një qeveri që nuk ka marr miratimin dhe legjitimin nga Kuvendi i Kosovës. “, tha ai.

Kasolli ngriti alarmin se nëse një gjë e tillë, do të ishte goditje brutale për demokracinë e vendit.

“Kjo për bindjen time do të ishte një zhvleftësim brutal i demokracisë i votës së qytetarëve sepse nuk është e rastësishme që njëherë në 4 vjet mbahen zgjedhjet dhe verifikohet vullneti i qytetarëve dhe një akt i tillë arbitrar do të kishte pasoja serioze që shkelja e kushtetues do të bëhej normë për përfitime afatshkurtra. Nuk them që qytetarët duhet të sanksionohen dhe të privohen nga mundësitë buxhetore, por presioni do duhej të ushtrohej në një formë tjetër, tek subjektet politike në atë mënyrë që qoftë edhe që të krijohej një qeveri teknike dhe jo të shkohet në këtë variant kur shkelja e normave kushtetuese bëhet sikur asgjë.”, u shpreh ai./RTV21/21Media

Back to top button