Mustafa mohon përçarjen: Fatkeqësi që Xhaferi publikoi mesazhet me Abdixhikun

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa e konsideron fatkeqësi publikimin e mesazheve private mes kandidatit të LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahirit dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut, por thekson se nuk ka përçarje në LDK.

“Është fatkeqësi që u publikuan komunikimet private mes një kryetari të degës dhe kryetarit të partisë, por ndodhi dhe nuk mund të bëhej ndryshe. Është e qartë se edhe në ato mesazhe që u publikuan nuk kishte marrëveshje. Duhet të prisnim certifikimin për të folur më tej, por nuk u prit. Sa i përket LDK-së, nuk ka pasur marrëveshje dhe nuk do të ketë marrëveshje,” tha Mustafa./RTV21/21Media

Back to top button