Kurti mysafir në darkën solemne të Presidentit Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti është pritur nga presidenti francez Emmanuel Macron ne Pallatin presidencial Élysée.
Kurti ka postuar fotografi në Facebook nga pritja e Macronit.
“Mysafirë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin ikonik presidencial Élysée, për darkën solemne të edicionit të 10-të të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti.