Abdixhiku: Detyrohemi të shkojmë në zgjedhje të reja, u përmend edhe qeveria e unitetit

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me presidenten, deklaroi se në këtë takim u tha se në Kosovë nuk ka shumicë parlamentare, përcjell portali rtv21.tv

“Dhe pikërisht ky ishte deklaru i përfaqësueseve të 52 deputetëve shqiptarë praktikisht  janë shumica shqiptare që në rrethana të pranishme nuk ka shumicë parlamentare që rrjedhimisht afatet kushtetuese na detyrojnë të shkojmë në zgjedhje të reja. Ironikisht  në këtë takim u përmend shumë më shpesh qeveria e unitetit dhe qeveria e tranzicionit si mundësi për të kaluar disa prej çështjeve urgjente, ju kujtoj se para disa kohe kur LDK-ja e kishte propozuar ishte përqeshur.”, tha ai./21Media

Back to top button