Haradinaj: Po ndodh ajo që tashmë veç jem bërë gati, zgjedhjet

Lider i AAK-së Ramush Haradinaj pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se në këtë takim u kërkua të tregohet se e a e ka ndokush shumicën parlamentare.
Po ashtu Haradinaj tregoi se Presidentja nga liderët partiak kërkoi mundësi që të gjendet zgjedhje të ndërkohëshme për çështjen e buxhetit dhe çështjen e marrëveshjes për fondin e BE-së, përcjell portali rtv21.tv
“Në realitetin e tashëm çfarë e kemi në vend besoj që po ndodh ajo që tashmë veç jem bërë gati për të , zgjedhjet parlamentare edhe pse deputeti në emër të shumicës dështoi në seancën paraprake, kërkoi edhe disa ditë që nuk kishte qenë serioze kjo kërkese , megjithatë presidentja ka kohë deri më 5 nëntor”, tha ai./21Media