Aksident në Çagllavicë, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur sonte në Çagllavicë të Prishtinës ku kanë mbetur dy persona të lënduar.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Tre vetura janë të përfshira. Të lënduar kanë mbetur dy persona”, ka thënë Pllana.

“Me rastin po merret Policia e Trafikut Rajonal – Prishtinë”, ka shtuar ai./21Media

Back to top button