Rama: Çeku nuk ka liri për vetën gjithçka qëndron te kush “kollitet”, dikush duhet me mbajt për dore

Përparim Rama, kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, në RTV21 ka ”kritikuar” mënyrën e qeverisjes së Vetëvendosjes, duke thënë se liderët e saj veprojnë vetëm për interesa partiake dhe jo për qytetarët.

Ai ka treguar se ky mentalitet i bllokadës ka ndikuar në projektet kulturore dhe infrastrukturore, duke i mbajtur të mbyllura institucione të rëndësishme si muzeu dhe teatrot.

Rama tutje kritikon veprimet e Hajrulla Çekut kandidat për Prishtinë nga VV, duke thënë se ai nuk ka guxim të marrë vendime vetë dhe gjithçka varet nga urdhrat e kryetarit të VV-së.

“Kjo tregon shumë qartë se kush kollitet si thotë populli ynë , një person që nuk ka liri për të marrë vendime vetë, i cili ndoshta i anulohen pjesëmarrjet dhe vendimet nga dikush në parti. Deri sa të marrë miratimin e kryetarit, nuk ka fuqi vendimmarrëse. Kjo tregon se si ia dojnë të mirën kryeqytetit. E kanë treguar edhe në nivelin qendror: muzeu i mbyllur, teatrin e mbyllur, ndërtesat që janë nën udhëheqjen e ministrit për 4 vite janë të mbyllura, edhe pse iu kemi ofruar ndihmë. Është një mënyrë që nuk ofron optimizëm për zhvillim, por vetëm bllokadë dhe sabotazh”, tha Rama./RTV21/21Media

Back to top button