Rita Ora dhe Yll Limani gati për një bashkëpunim

Kësaj radhe po vjen një superbashkëpunim mes këngëtares kosovare me famë botërore, Rita Ora dhe këngëtarit Yll Limani.
Ishte Ylli i pari që i kërkoi Ritës realizimin e një kënge të përbashkët, dhe ajo pa dyshim e pranoi pa asnjë hezitim.
Dyshja nuk e lanë me kaq, ata publikuan në “story” në Instagram bisedën mes tyre dhe konfirmimin e bashkëpunimit.
Megjithatë, nuk dhanë më shumë detaje për datën e publikimit apo emrin e këngës.
