Digjet një hotel, raportohet se është i kandidatit për kryetar të Obiliqit

Një hotel në Milloshevë është djegur të shtunën, i cili raportohet se është në pronësi të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në përgjigjen e Policisë./21Media

Back to top button